Tag Archives: dashuri e humbur
Kur pritja mbaron
Të prita shumë e ditët humba,
E netëve shpirtin e humbja krejt,
Kur shpirti mëson të arratiset,
Nuk kthehet më, në rrugë të drejtë.
Tani rebel edhe i dehur,
Nuk mund të pres asgjë nga ti,
Sa dashuri mbeti pa shprehur,
U tret në pritje! Sa dashuri!
Loti
Lotin derdhim të hidhëruar,
kur humbasim dashurinë,
Qajmë dhe kur jemi të gëzuar ,
qajmë se rigjejmë lumturinë.
Lot i paster kristal, qe pikon,
në c’do ndjenjë veten e gjen,
Dhe ndjenjën që tek zemra ron,
Zemra në fjal’ dot s’e përkthen.