Tag Archives: dasem kosovare
Dasma
Porsi lule, mbi kurora,
Po vijnë të rinjtë nga diaspora,
Me u ba bashkë, vllezër e motra,
Veç për gëzim, i pret Kosova!
Për fillim kërcet tupani,
Na banë bashkë, porsi varg mali.
Të gjithë bashkë, kanë hy në valle,
Nipa, mbesa, dajallarë.
Dasma
Motra, vllezer,
si kurora,
po na vijnë dora, dora,
Per pushim nga diaspora,
Ju rrahë zemra, bumë, e bamë
Sa gëzim ne zemër, kanë,
se kanë ardhe n’trojet etnike
ktu ku kndohet, kënga shqipe!