PO PO
Kur Perëndia krijoi dashurinë, nuk na ndihmoi shumë
kur Zoti krijoi qenin nuk i ndihmoi shumë qentë
kur Zoti krijoi bimët ishte një gjë normale
kur Perëndia krijoi urrejtjen na dha një gjë normale të dobishme
kur Perëndia Më krijoi, më krijoi Mua
kur Zoti e krijoi majmunin ishte duke fjetur
kur krijoi xhirafën ishte i dehur
kur krijuar narkotikët ishte çakërrqejf
dhe kur krijoi vetëvrasjen ishte e rraskapitur
Kur të krijoi ty të shtrirë në krevat
e dinte se çfarë po bënte
ishte i dehur dhe çakërrqejf
dhe krijoi malet dhe detin dhe zjarrin
në të njëjtën kohë
Bëri dhe ndonjë gabim
por kur të krijoi ty të shtrirë në shtrat
bëri gjithë Universin e Tij të Shenjtë.
Leave a Reply