FILMAT
Duke vazhduar t’i ndjekim ne i bëjmë
shumë prej atyre
producentëve, regjisorëve dhe aktorëve
shumë të pasur.
ata fitojnë miliona dollarë, martohen ndërmjet
vete,
jetojnë në vila, dhe një herë në vit në ndarjen
e Çmimeve të Akademisë
mbulojnë vetveten me
lëvdata. E gjithë kjo i bënë të besojnë se
vërtet kanë bërë diç të rëndësishme por
është vetëm publiku i pa mend që i shikon
dhe i
kapërdinë këta qulla të pa lezet, të cilët i
pasurojnë, i shndërrojnë disa prej tyre në të
ashtuquajtura
legjenda, të cilat më pas e stërmadhojnë
talentin e tyre
të keq.
Budallenjtë i shndërrojnë budallenjtë tjerë
në idhuj.
Njerëzit e çojnë huq jetën e tyre dhe mendjet
e tyre
duke ndenjur në terr
derisa shumë e më shumë filma prodhohen.
Leave a Reply