Gjithmonë
Gjithmonë
Lutu të kesh sy që shohin më të mirën,
Një zemër që fal mashtrimin,
Mendje që harron smirën dhe
Një shpirt që kurrë nuk e humb besimin.
Gjithmonë
Lutu për ata të mjerët që vuajnë,
Për ata që nuk kanë shtëpi,
Sa vdesin urie, sa me ushqim “luajnë”,
Sa e sa të tjerë që mbajnë zi.
Gjithmonë
Historia me luftëra është veshë,
E luftërat kanë ndjellë mjerim,
Sa heronjë e shpiunë kanë dalë n’shesh,
E të tjerë që janë ende në mjekim.
Gjithmonë
Lutu për të sëmurin të gjejë shërim,
Për të pastrehët të gjejnë shtëpi,
Për të varfërin të ketë lehtësim,
Për jetimin të ketë dashuri.
Gjithmonë
Lutu për prindërit, gjyshërit, të gjithë që i njeh,
Lutu për motrën, vëllaun, atë në zemër që ke,
Një zemre të pastër që me bindje kërkon,
Zoti asaj çdo lutje ja pranon.