Qukapiku dhe djali
Qukapiku pik-pik
Fluturon deg më degë,
– Ç’pun bën, ore mik ?!-
I thot djali kur e sheh në shegë.
– Unë po shoh diellin,
I përgjigjet qukapiku,
– Pres që të më sjellin,
Natën që sapo iku!
-Ç’punë bën natën qukapik?!
E pyet djali pa u ndalur.
Unë çukis drurët – pik-pik–pik,
E të mbush barkun e uritur.
Qukapiku dhe djali
U ulën të dy tokë,
Në hijen e shegës,
E biseduan përsëri si shokë.
– Unë dëshiroj të jetoj,
I thot djali i sëmurë,
– Ç’të ndal s’po e kuptoj?!
Se zemrën e kam gur.
– Zemra godet pak –pak,
Si ti çukit pik-pik –pik,
Gjithë jeta për merak,
Do të shuhet nga një çik.
Qukapiku nis të qajë
S’di të japë jetë në atë zemër,
Ta shëroj përjet pastaj,
E ta zhduk dhimbjen paemër.
Poezi nga: David Glor