O sot, o kurrë!
Kur kushtrimi lëshoi za,
kokë me kokë, bashkë na ka ba
U bamë bashkë ne log t’rimërisë,
me i gëzu, ditës t’lirisë!
Shpejt harruem, vitet e randa,
per shumë vjet, na mbajtën n’pranga,
Sot, a kurrrë, mirë me kuptue,
nga jem nisë, ku jem tuj shkue?
Sot me u ndalë, mirë, me mendue,
pse kaq shpejt kemi harrue,
Jo, kështu s’do dalim n’dritë,
kombi jonë, do mend, me u rritë!
Nuk është nder t’luftosh per emer,
duaje tendin me gjithë zemër,
Sot është, me u pendue,
per karrikë s’patem luftue?
Tuj mendue vetëm per”vetë”!
gati n’fund, ne kemi mbetë!
Duaje vëllanë, qe e ke pranë,
i vetmuar, gjenë belanë”!
Nga: Sahit Shala