Vetmia: Bota e Potëve
Kam dëgjuar shpesh,
nga njerëz naivë,
tè ndenjturit vetëm,
tè bën depresivë!
Në një farë mënyre,
paaak tè drejtë u jap,
një që izolohet,
ka një handikap!!
Shumë herë na ka ndodhur,
tè kemi dëgjuar,
disa tè vetmuar,
ku kanë përfunduar!…..
Shumë herë nuk e dimë,
komplet tè vërtetën,
disa tragjikisht,
e kanë mbyllur jetën!…
Shpeshherë vetmia,
të ‘terrorizon’,
të heq kënaqësinë,
dhe të torturon!……
Por nuk ndodh kështu,
me asnjë poet,
për t’u frymezuar,
do vetminë e vet !!
Mendja e poetit,
né gjendje lirie,
e nxjerr fantazinë,
né moment vetmie!
Vargjet homeriane,
që shumë herë lexojmë,
s’i i shkruajnë poetët,
duhet t’a kuptojmë !…
Shumë prej poezive,
me vargje tè ‘rënda’,
u’a njohim sekretin,
që e ruajnë brënda!!
Në çdo poezi,
tè klasit tè parë,
tè gjithe poetët,
kanë qenë vetmitarë!!
Né botën e tyre,
nga tè tjerët ndarë,
kanë nxjerë xhevhaire
dhe margaritarë !.
Si shkruajnë poetët,
jo të gjithë kuptojnë
njerëzit mrekullohen,
kur vargjet lexojnë!…
Njerëzit do jenë bashkë,
né jetè tè jetëve,
vetmia do ngelet,
bota e poetëve!!
Nga: Adhurim Brahimaj