Kujtim i skalitur
Kërkoj të gjej rrugëdalje, nga kujtimi yt
N’ato orë të vona kur të sjell ndërmënd,
Gjumi më merr forcën, e me të dhe sytë
Të gjtha vijnë e ikin përveç kujtimit tënd!
Çdo gjë është kalimtare këu në botën time
Si asgjë ”e bukur” nuk mbet në t’njëjtin vënd,
Koha që ka ikur gjithmonë do mbartë kujtime
Por asgjë e dashur s’i ngjan kujtimit tënd.
I ethshëm e i etur shumë herë dhe ambicioz
Nën petkun e errësirës ty të mban pa prekur,
Vjedhurazi hyn në endrra, si poezi a proz
Vargje monumentesh skalitur përmbi hekur.
Më kot kërkoj rrugëdalje nga kujtimi yt
N’ato orë të vona ku malli më rri ngjitur
Ty s’të do ”harresa” dhe pse s’të shohin sytë
Kujtimi yt e dashur në zemër është skalitur