Mos hesht, o Dibran
Pse hesht, O Dibran,
Pse s’te degjohet fjala e lire
Mos u ndiej I lire – pa liri,
kur flet e s’te degjon njeri.
Pse hesht,
Kur trishtimi te lexohet ne sy?
Kush ta vodhi buzeqeshjen,
E ta shnderroi ne vaj?
Kush ta mori kurajon,
E ta zevendesoi me trishtim?
Kush t’i vodhi endrrat,
Kush po te le pa shprese,
Kush te mallkoi,
Kush te preu ne bese?
Qe rruget e botes po merr ne sy?
Ku e kerkon fatin, o Dibran,
Kur larg atdheut ka vetem dhimbje e mall,
Kur larg atdheut je pa vater,
S’te do njeri e s’te ka hater?
E kujt ishte ajo dore e ndyre,
Qe mizorisht te qelloi ne fytyre,
Qe rinia po gjen veten ne mergim,
Harron gjuhe, harron shkrim!
Mos hesht, o Dibran,
Mos u dorezo,
Mos rresht se kerkuari,
Fol dhe kerko ate qe meriton.
Mjerimi ka dhimbje te thelle,
Ne cdo familje dibrane eshte mbjelle,
Po ushqehet nga renkimet,
Nga vuajtjet dhe zhgenjimet.
Nuk e besoj se dikush,
Ka guxim te thote,
Se parate s’I ka vajtuar me lote,
Parate s’e blejne dashurine,
S’e shuajne mallin as merzine.
Te rinjte jashte jane munduar
Dibra per te mbijetuar.
Mos hesht, o Dibran,
Mos u ndiej I lire – pa liri
Kur flet e fjalen s’ta degjon njeri!
Ku te gjithe kane nje moto
Flasin vetem per ardhmeri,
E gjitha rinia perfundon ne megrim,
Dhe keshtu moto-ja gjen zbatim!
Vetedijesohuni…
E/B