BJESHKET E NEMUNA
Bjeshket e Nemuna shtrihen para meje te pafundme
Te zhveshura dhe askete, perthyhen, ulen, kulmohen
Si dallge te ngurosura, qe vershuan nga nje mankth bojehiri
Me duket sikur midis tyre krisma po degjoj permbi honet
Jo. Ne ndergjegjen time fishkellejne maliheret e moçem
Plumbat neper kubete e shekujve jehojne ne largesi
Mbi kete zhveshje krenare njemije here permbys kam rene
Dhe njemije here nga vdekja jam ngritur perseri.
Kusha te gurta
Dritare te vogla,
Frengji te ngushta
Sikur kane picerruar syte nga kjo hapesire pambarim
Perse me sy kaq te vegjel e shikoje valle,
Boten e madhe, o vendi im?
Leave a Reply