MBRËMJE
Mbrëmje me shi si pikturë ngjyrëvenitur…
Dhe gjithçka ndjek rrjedhën e vet.
Druri që zhvishet,
Dhoma ime vetmitare
Dhe portretet e vjetra,
Dhe libri për t’i prerë fletët…
Mërzia kjason nga mobiliet
Dhe nga shpirti im.
Ndoshta
Natyra më fsheh
Fytin e saj kristalin.
Më dhembin pejzat e zemrës
Dhe pejzat e shpirtit.
Po të flas,
Siç rri tapa mbi ujë,
Fjalët e mia rrinë pezull në ajër.
Vetëm sytë e tu
Më bëjnë të vuaj thellë,
Trishtim i dikurshëm,
Trishtim i nesërm.
Mbrëmje me shi si pikturë ngjyrëvenitur…
Dhe gjithçka ndjek rrjedhën e vet.
Shkrimi ishte i shkelqyer. Ne qeoftse ti u merzite, kjo do te thote se nuk di te lexosh. Une u kenaqa shume me leximin, aq sa do te doja t’i kish rene shume me gjate.Me vjen keq qe tekstin e ke lexuar si ceshtje barrikadash midis Lulit dhe Edit. Shkrimi qendronte ne nje tematike shume here me me vlere, se banaliteti ku e ke kapur ti dhe mbi te gjitha kjo tematike ish sjelle me shume mjeshteri dhe perzemersi. Shkrimi ishte nje lamtumire e trishte e plot nostalgji, per nje epoke paqeje, qe ndoshta nuk do ta gjejme me kurre. Kjo eshte edhe nje vetedije mbi destinacionet e reja te kesaj shoqerie.Pergezime pa pase autorit!