PAS SHIUT
Pasi përfshij
ujin blu, tokën e zezë.
Si mund t’i çaj detet,
si mund të kërcej
nga një majë te tjetra?!
Më ndalojnë
Zogjtë jelembërthyer,
mali më pret rrugën:
Qiellin e mbushur për gjysmë,
rrëpirën ku qëndron
njeriu i vogël,
i parëndësishëm, si plugu para tij;
atë s’mund ta shohin yjtë
as me teleskop, as me mjete të tjera,
por ai vëzhgon ama,
të blertën dhe të verdhën,
kafshët
dhe shenjat përmbi të.
E çfarë se ai s’është
ai që më ndalon mua:
Fyelli,
ai është universi,
Stepa, shkretëtira dhe akullnaja,
një pyll në Kongo,
i kthyer në det,
malet në Kinë
pa zë dhe të tejdukshëm.
Përmbi det, i heshtur dhe i nxehtë,
Si një varkë në ajkë
Fyelli.
Leave a Reply