LIRIJA
O shqype, o zogjet e malevet, kallxoni
a shndrit rreze lirie mb’ato maje?
mbi bjeshke te thepisuna e nd’ograje
ku del gurra e gjimon permallshem kroni?
A keni ndie ndokund kah fluturoni
neper shkrepa me ushtue kangen e saj
a keni ndien nji kange te patravaje?
o shqype, o zogjet e malevet, kallxoni.
Lirim, lirim bertet gjithckah Malsia;
a ka lirim ky dhe qe na shklet kamba,
a vec t’mjerin e mblon ane-mb’ane robnia?
Flutro, shqype, flutro kah c’flet lama,
siell’ju malevet perreth qe ka Shqypnia,
e veshtroje ku i del lirimit ama.
Neper fusha ku rrjedh Misisipia
ushtoi rrokull nji za si bubullima
krisi nder male si kerset ushtima
kur qiell e toke i turbullon duhia.
Con’ju sherbetoret e tokes, leni te shpia
shetnit e vangat e pergjyse, o trima,
leni parmendat; rokni pushket; vetima
iu duk per s’largu, e qe po vjen liria;
Vashingtoni na thrret. E djelmvet pika
rrani tuj hapun zjarrin; hija e morrizit
mujti keshtjellat atnore, mujti katedren.
E fushe e male ushtoi: vojt Amerika
mbas asi zani qe e pat thirre; e Inglizit
ia boi luani i Amerikes kulshedren.
Leave a Reply