Për një rigë dashuri
Nën mështekën, liri
Rri, me flakë t’vdekjes, me afsh shpirti, si i harlisur,
Për një, rigë dashuri
T’fshehur, buzëve të malësores, me sytë e qëndisur.
Si shqiponjë mbi bjeshkë, kur m’i derdh shikimet, ballit
Me frymën e jetës, ku i lamë, kujtimet e rinisë,
Mes dy buzëve të Sharrit, te gurra, ku buron uji i mallit
Nga zemrat me dhimbje, nëpër xixa t’dashurisë.
Nën mështekën, liri
I heshtur, rri, para mëkatit që nuk falet, nëpër malësi,
Për një, rigë dashuri
Që i mbeta borxh, malësores, kur mbeta pa Shqipëri.