Më duaj nesër
Do të më duash nesër i dashur si sot?
Do t’a shoh përsëri këtë dritë në sy?
Me dashuri kurrë nuk mjaftohemi dot
Kemi lindur për të mos qenë vetëm, por dy.
Do më duash kur sytë ta humbasin shkëlqimin?
Po kur frikërat e mia mbi ty të bien rëndë?
Nëse pa dashur grindavece do të bëhem?
Mund të më zbusësh me puthje a ndonjë këngë?
Mos u jep rëndësi ankesave të mia
As syve të lodhur nga netët pa gjumë,
Nëse sy do t’kesh shpirtin të ma shohësh
Ti do të marrosesh e do të çmendem unë.
Më duaj i dashur, siç duhet një grua
Më shtrëngo nëse e ndjen veten burrë,
Pasiguritë fshihmi, dashurinë lerma mua
E…që më deshe, s’do t’pendohesh kurrë!
Poezi nga: Aida Previzi