Trotuari i nostalgjisë
Pëshpërin sonte vetmia
Bashkë me gjethet hiqet zvarrë,
Trotuar, pllaka me vija
Heshtje, gjethe, trotuar.
Rrugë e gjatë e monotone
Hapa malli të pafund,
Zemra do ”destinacione”,
Kurse ti, nuk nxjerrë ”gjëkund”.
Shkel mbi pllakat vija-vija
Duke ditur se ç’më pret,
Në fund te tij ndodhet shtëpia
Unë k’të rrugë e bëj kaq vjet’.
Kaq vjet që shkel pllakat me vija
E humb në ‘to si një i marrë,
Dua të t’them, që nostalgjia.
Më merr sa shkel, k’të trotuar.
Dua të them që nuk të dua.
Në këtë rrugë, ç’pësoj s’e di,
Për çdo natë ecën me mua
Nga këtu gjer në shtëpi.
Dua të them që më mungon
Ç’të të them e ç’të kuptosh,
Herë, pranë vetes më afron
Pa harruar t’më largosh.
Destinacionin e di zemra.
Rrugët janë veç t’i përshkosh!
Poezi nga: Bledi Ylli