I besova luledeles
Në dërrasat e shtëpisë së vjetër
Kishte çelur një lule dele,
Ç’më solli pranë një moshë tjetër
Pasditen e artë të një të Diele.
Ish koha e dashuris sime të parë
Kur lulen pyesja më do apo s’më do,
Kur këmbët bëja gjak nëpër ugarë
Të shihja kur kthehej ajo.
Asnjëherë nuk e gjeta dot vetëm
Por ngopesha të paktën duke soditur,
Ajo më zbukuronte ditën dhe jetën
E nuk lodhesha kurrë duke e pritur.
Ajo më shikonte me bisht të syve
Dhe ulte kokën me faqet flakskuqur,
Ndërsa mbrëmjeve unë i flisja yjeve
Besoja Zotit ajo ti ish lutur.
Por…S’na ndihmuan ne yjet
Na ngritën mure me zakone arkaike,
Nuk mundëm të takoheshim kurrë të dy
Se unë isha Musliman dhe Ajo katolike
Uroj të ket gjetur kujdes e mirsjellje
Në s’është gënjyer nga një lule deleje.