Ti dhe shiu
Shiu që binte e vetmja zhurmë
Frymëmarrje e nxehtë, mbi xham ndalonte.
Unë dhe shpirti…Kujtime turmë
E mendja nis’ të fluturonte.
Aty-këtu, të tuat gjurmë…
Çuditërisht shiu, më frymëzonte!
Çuditërisht shiu të sillte rrjedhshëm
Mbi xham rrëshkiste, kujtimi yt.
Edhe mahnitës dhe i tmerrshëm
Një dorë në zemër e një në fyt.
I mbylla sytë, plotësisht ndërgjegjshëm
Për të t’mos humbur i mbylla sytë.
Erdhe ti, mirazh tundues
Nerajdë, hyjni, sirenë e xhind.
Vështrim i zjarrtë e vezullues
Zemra rrihte mbi njëqind.
I shkonte kundër dëshirës sime
I thash të heshtë e nuk m’u bind.
Vendosi zemra, që të të dua
Të paktën sonte në këtë skenë.
Ti dhe shiu, që binte shtruar
Sa ju urrej, se ke idenë.
Njeri bie pa u druar
Tjetra ikën edhe vjenë!
E urrej shiun dhe ty me ‘të
E kur del dielli, më shumë të dua.
Poezi nga Bledi Ylli