Ti, vetëm ti
Nuk mund të them si ndjehem mbrëmjeve pa ty
Ku dielli braktis bukur, atë të fundit ngjyrë,
Kur dhe neonët ndizen, si njerëz ngjajnë pa sy
Dhe pemët gjysëm-duken, si njerëz pa fytyrë!
Më pyet ka njerëz rruga? Ka si jo, gjithmonë
Rendin, i trembë nata dhe zënë folenë e tyre,
Unë që endem rrugëve, pres të bëhet vonë
Më pëlqejnë të gjitha, nuancat e kësaj ngjyre!
Kur hëna nxjerr fytyrën në qiell si medaljon
Neonët e venitur, më shumë marrin fuqi,
Letra përmes këmbësh, më tepër zbardhëllon
Atëherë me gërma-shpirti, atë filloj të nxi’ …
Personazhi i letrave, i gërmave nën neonë
Monologonë prej vitesh, ti dhe vetëm ti !
Dashuri e vjetër, por që nuk harron
Ndaj dhe unë të shkruaj e vjetër dashuri!