Shpirt nëne
Akoma t’ngrohta rrobat nëpër dhomë
Aroma e duarve mbetur ditëve të saj,
Mbi komodine një foto çdo fjalë dëgjon
Ndaj koha të re e t’bukur do ta mbaj.
Çdo gjë e njëjta asgjë ska ndryshuar
Hapur perdja kur shihte parkun n’vjesht,
Mbi xhama buzëqeshje saj e vizatuar
Vec tik-taku orës sot s’di pse hesht,
E shoh tek ecën me shapkat ngjyrë blu
Dhe luga dëgjohet mbi pjatë si gjithmonë,
Karrigia sikur thot unë jam mes jush ketu
C’do gjë si më parë asgjë e saj s’mungon.
Fluturoi si dallëndyshet në vjesht iku shkoi
Por kaltërsisë do mbetet kthyer në hënë,
Me ikjen e saj dhe heshtja çdo gjë mbuloi
Në shpirt u kthye çdo gjë që ajo ka lënë.
Poezi nga: Anita Hoxha