Dëshirë mistike
Je një zjarr që djeg vazhdueshëm
Çdo qelizë, në çdo detaj,
Ekuacion i pakuptueshëm
E kush tjetër mund të t’ngaj’ .
Je dëshirë që rri mistike
Brenda shpirtit tim merr frymë,
Bukuri mitologjike
Në humnerën tënde shtymë.
Je dëshirë që mbulon jetën
Vjen si mall tek unë, këtu,
Me ty njoha të vërtetën
Dhe gënjeshtrën gjithashtu.
Thonë që jetë nuk ka pa ëndrra
Pa pasion s’ka dashuri,
Ti mëngjeseve del nga zemra
Mbrëmjeve futesh përsëri!
Je një zjarr që sjell kujtime
Djeg, por zemra s’bëhet shkrumb,
Gjer në fund të jetës sime
do të djegësh, gjer në fund!