Përse dashuria jonë mbeti në mes?
Përse dashuria jonë mbeti në mes,
Kur mezi prisje të thoshe mirëmëngjes?
Ç’u bënë ato fjalët e bukura, ku vane?
Apo s’ishin te sinqerta, e era i shpërndan.
Motrushe, nuk mund t’i thuhen gjithkujt
Fjalët nga zemra kush t’i ka lëkundur kush
Apo tekat e tua nga shpirtin ta fshinë,
E miqësinë tonë e hodhe në prapashpinë.
Dihet se jeta ka të përpjeta e tatëpjeta,
Këtë nuk e thotë tani vetëm Luljeta,
Ne të dyjave Zoti prova shume na dërgojë
Që dashurin tonë më shume ta forcojë.
Por kjo tregon se s’më ke dashur kurrë,
Prandaj mos heshte e mos u bëj e sëmurë,
Tekat e brengat hidhi diku në një kosh,
Se miqësia që lidhëm ne nuk ishte bosh.
Unë tani kam arsye të të mbaj inat,
Por buka e ngrënë, s’kthehet në baltë.
Pas kësaj ditët kalojnë një e nga nji,
Dhe ti e heshtur në kafazin tënd po rri.
Por ne botën s’do ndajmë e s’e bëjmë dot,
Veçse miqësia jonë, për mua, s’ka qenë e kot.
Heshtja jote, kohët e fundit, tregon shumë,
Si më e vogël të këshilloj, mos e hidh në lumë!
Poezi nga: Luljeta Gjosha Pashollari