MIkja ime
Kam perla që më ndriçojnë,
e më lidhin me shumë miqësi,
Po perla ime më e veçantë,
Je ti që më fal vetëm mirësi.
Modeste je, e fjale pakë,
Po kur flet, fjala ngjit tek ti,
Je mrekullia e tetë përqark
Ku shpirti im gjen qetësi.
Nuk e di kur do takohemi,
Po një gjë të kesh të qartë,
Se sa herë ndodhem me ty
Halle kam gjithmonë më pak.
Sa herë vij për pushime,
Nuk iki pa të takuar ty…
Je qershia mbi tortë stine,
Për mua e për gjithë shoqëri.
Poezi nga Luljeta Gjosha Pashollari