Kohë më vonë
October 17, 2016
Poezi Shqip
Kohë më vonë e ndofta më shum♪•,
Kur të ketë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë,
Para jush do shfaqem,-që s’patët fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u lindën më vonë,
Dhe të tjerët mbase s’e dinin,
Që mes tyre jetoja diku në një dhomë.
Dhe shkruaja librin e fundit,
Të vështirin, korrigjuar radhë me radhë.
Unë e di, do vij kur ju të notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhë.