Ylli dhe unë
Dikur në qiell kam parë një yll,
Pas shumë kohësh prap e shoh,
Thonë, njësoj janë të gjithë yjet,
Thonë të tjerët unë them, jo!
E njoh mirë atë yll të bukur,
Del gjithmonë mes yjesh shumë,
Herë qëndron edhe i strukur,
Se shihni ju, e shoh veç unë!
Ndriçojnë të gjithë ç’është e vërteta,
Si turmë xix’llonjash, ngatëruar,
Atë yll pas kohësh gjeta,
E prap nuk ka për t’mu afruar!
Nuk mund të vijë, krejt e pamundur,
E as të zgjatem, ta marr në dorë,
Unë një njeri, mes njerëzish humbur,
Ai mes dritash, meteorë!
Jetojmë dhe kështu në këtë botë,
Duam gjithçka të jashtëlogjikshme,
Kërkojmë ato që s’prekim dot,
Zakonisht të paaritshme!
Kjo është e bukura me ne njerëzit
Dashurojmë edhe nga larg!
Poezi nga: Bledi Ylli