Bir i nënës jo me drogë
Në tavolinë u shtrova me djalin për të ngrënë,
E putha e ledhatova dhe thitha aromë,
Aromë e ndyrë jo aromë fëmije,
nuk fola me gojë po dridhesha si gur tespie.
Hodha sytë e pash sytë e tij kuqonin,
Të dredhura në trup, lotët më pikonin,
E pyeta pse biri Nënës syri të kuqon?
Pjalmi i pemëve Nën më bën reaksion.
Iku doli jashtë si i humbur në dynja,
Nga mbrapa e ndoqa ai gjë nuk më tha,
Ku shkoi ku vajti lutesha në Perëndi,
O Zot kthema mbrapa dhe u nisa për kërkimin e tij.
Them se ora ish katër e mëngjezit,
Dëgjova zërin e këndezit,
Nëpër rrugë këmbë zbathur në kërkim të Evlatit tim,
Shikoja fëmijë lypsar këmbë zëbathur dhe jetim.
I ngrija në krah dhe i pyesja me radhë,
Njëri hoqi në shpirt dhe zuri duke qarë,
Pse mua Nëna nuk vjen te me kërkoië
I lindur i rruzullit si njeri nuk tregoi.
Po biri Nënës dhe ti je njeri,
Nga krahët se lëshova dhe lutesha mbi Perëndi,
Me tutje pyeta dhe një plak lypsar,
Dhe ai hoqi në shpirt dhe me puthi në ballë.
U trishtova dhe qaja me lot,
o Zot djali im ç’mu bë sot?
Në ngushticat e qytetit drogoheshin pa pushim,
Perëndia më ndihmoj dhe më çoj te biri im.
E mblodha si klloçka dhe i dhashë ngohtësi,
Si kanarinën në kafaz e izolova në shtëpi,
Nga mbrapa i rija si rrodhe e vërtetë
Sa më si kuqonin sytë e tij në jetë.
Poezi nga: Veron Hoxhaj