O ti qe deshiron Xhenetin
O ti që dëshiron Xhenetin,
Vallë për të a po punon,
Ditët e jetës në dunja,
Vallë si po i shpenzon?
Kalojnë ditët me shpejtësi,
Jeta jote po shkurtohet,
Çdo ditë e njejta histoeri,
Pritet një ditë që të pendohet.
Vallë mendon ti o njeri,
Se ke kohë për tu penduar,
Kush të ka dhënë garanci,
Që je kaq i siguruar?
Ti Xhenetin që kërkon,
Vallë për të a po punon?
Pendohu derisa sështë vonë,
Zoti lutjet i dëgjon.