A s’me thua?
A s’më thua si duket jeta,
ku nuk ka gjurmë dashurie?
S’jeton dot me ndjenja t’zbehta,
Mbetesh keq, me tersë vetmie.
Ku ka gaz e dashuri,
Prehet shpirti, në qetësi,
Kënaqen zemrat sa s’ka ma,
Vend për lotët, aty s’ka.
A s’ma thua pse celin lulet?
E pse flladi fshikullon?
Para nesh, dielli përkulet,
“me dashni, seç na bekon”!
Kujt i shkon mendja me thye,
Me i braktis, a me i përbuzë.
Këto, dhurata Perëndie.
“Ben mekat, me i lanë huq!
– Poezia u dërgua nga Sahit Shala