E njoha Zotin tim
Kujtoj atë ditë,
mundim, brengë, vështirësi,
dhe sa shumë durim dritë,
duhej atë ditë.
I brishtë në gjunjë rashë,
në hidhërim humnerë,
më i fortë u ngrita,
me lutje dhe lotë në zemër.
Brenga çirrej e ulërinte,
unë heshta,
dhimbja dhimbjen lartësonte,
më lart unë u ngrita!
Veten e njoha,
njoha forcën time,
Zotin tim e njoha,
prandaj s’njoh më dhimbje!
Poezi nga: Andi Kazani