O ti që dëshiron Xhennetin
O ti që dëshiron Xhenetin,
Vallë… për të a po punon?
Ditët e jetës në dunja,
Vallë… si po i shpenzon?
Kalojnë ditët me shpejtësi,
Jeta jote po shkurtohet,
Çdo ditë e njejta histoeri,
Pritet një ditë që të pendohet.
Vallë… mendon ti, o njeri,
Se ke kohë për t’u penduar,
Kush të ka dhënë garanci,
Që je kaq i siguruar?
Ti Xhenetin po kërkon,
Vallë… për të a po punon?