Na Ishe
Na ishe ëndërr, si “malli me t’pa”,
Shpërthenim në vaj, një fjalë me ndie!
Nga “valë e radios, kur vinte ai za”,
Ish zëri memës, zë Shqipërie!
Çuna e goca, na rrihte zemra,
Kur babë, a gjyshi flisnin për ty,
Ato i nxirrnin, ma të bukurat emra,
Gjithmonë tujë fole, vetëm për ty!
Një ditë n’ lartësi ikte një zog,
Unë po e shihja, me shumë lakmim
Jo pse fluturonte, se doja dotm
Por se mund te vinte, “atje tek ty”!
Tash, edhe tash, mbas kaq shumë vitesh,
Të shoh me atë shpirtin, që shumë “dënesë”,
Prisnim si zogu, agun e dritës,
Me ardhë tek ty, një ditë me shpresë!
Lum qe u hap ai “kafaz shkreti”,
“Na ikën breza, ketë ditë, tujë pritë”,
Unë që e prita, këtë ditë, “mezi”,
Ma “ruani qejfin, të vijë ndaji ditë!
Ma “ruaj Shqipërinë e ma lavdëro”,
Ashtu si këndoi, “Fishta e Naimi”,
Atë vet “ZOTI” seç ma bekoi,
“Pale të vdes” kur t’ vijë- BASHKIMI!
Poezi nga: Sahit Shala –