Agjërimi
Muaji i Bekuar njofton
Ummetin e gjërë musliman
Madhërishëm vjen me ngrohtësi
Shpirtin na begaton.
Është Ramadani prijës
Perandor i njëmbëdhjetë muajve
Vjen i ri me hare plotë
I hap dyert e bëmirësisë.
Gëzohet mbarë Ummeti Muhammed
Për këtë shpirt pastrim të shënuar
Obligimi Islam jashtëzakonisht i pëlqyer
Sofratë tona me bereqet do mbushen.
Ezani thërret mirëpresim iftarin
Mbyllim agjërimin me Shahadet
Vjen duaja e Ramadanit
Hurmat shpirtin na e kënaqin.
Fëmi pleq e rini
Heshtur ngadal shkojmë në teravi
Duhet shijuar këtë kënaqësi
Dërguar nga i Madhi Perëndi.
Poezi e dërguar nga: Tyran Prizren Spahiu