Porsi…
Porsi dielli, jo janari,
Porsi zjarri që ndizet në gji,
Porsi shpirti i një nëne,
Porsi e embla dritë hëne.
Porsi dehja e trëndafilit,
Porsi zëri i bilbilit,
Porsi dita në stinë pranvere,
Porsi flladi i një ere.
Ke provuar dimra e stuhi,
S’tunden themelet, moj Shqipëri,
I more ca plagë në demokraci,
Por na solle ëndrrën liri,
Porsi dielli sot ndriçon,
Për në Europë, Shqipëri ëndrron,
Atëherë do ndrijë jeta jonë,
T’integrohemi sa të mos jetë vonë.