Ka momente
Ka momente ku gjithcka bëhet rutinë,
Gjen momentin dhe rutina kur të vjen,
Pikërisht, at’herë kur kërkon ndihmë,
E pikërisht at’herë kur ndihmë nuk gjen!
Ka momente ku do t’zhytesh në vetmi,
Gjen momentin dhe vetmia kur të vjen,
Pikërisht, kur ke nevojë për një njeri,
Edhe një sup që të vesh kokën nuk e gjen!
Ka momente ku do t’jesh dhe i gëzuar,
Ndonjëherë vijnë vetë të mirat e të mbulojnë,
Pikërisht, kur nuk kërkon për të t’ndihmuar,
E cuditërisht të gjithë nxitohen të ndihmojnë!
E pikërisht, kjo e fundit do vëmëndje,
Kur të gjithë do të nxitojnë për të ndihmuar,
O do të jesh personazh i ndonjë ëndrre,
Ose nuk di, sa shumë ke nëpër duar!