Tre dhembjet e shpirtit
Tre dhembjet e shpirtit,
Qe krijoj Perëndia,
Të ardhura prej Zotit,
Ndër dhembjet e mia.
Nga vjen dhimbja e Nënës?
Vallë kush më tregon?
Pse aroma e saj,
Zemrën ta përvëlon?
Aroma e Nënës,
Është si trëndafili,
Është si një buqetë,
Aromë lule prilli.
Nëna është si bleta,
Gjithë ditën punon,
Si mjalti në hoje,
Ilaç të shëron.
Dhe dhëmbje Babait,
Është dërgesë Perëndie,
Por është dhembje mbyllur,
Ne karakter burrërije.
Babai ësht si borziloku,
Kërkon ledhatim,
Fillon shpërthen shpirti,
Tregon mallëngjim.
Po fëmijët e tyre,
A i kuptojnë vallë?
Sa dhembje ka prindi
Për gonxhen e dalë.
Gonxhet veç kur çelin,
Dhe dalin në jetë,
Kur shikojn evlatin
E ndiejnë prindin vërtet.
Poezi nga: Veron Hoxhaj