Më prit se erdha
April 27, 2016
Poezi Shqip
Dhe në ferr qofsh, pranoj te hy,
E te vij me pranë dashuris’ sime,
Sa shumë un’ të kam dashur ty,
Dhe jetoj me të bukurat kujtime.
Me prit i dashur, me prit se erdha,
Sa shumë larg teje, qëndrova në mote,
Sa shume mall e largësi më dhe,
E kam mbetur pushtuar nga magjia jote.
Ky shpirti im, thellë i helmuar,
S’e ndjen kush e kur qetësinë,
Po dhe paqe s’kam kërkuar,
Se ndonjë ditë pranë teje do vij.
Më prit i dashur, më prit se erdha,
Këtu te ky vend është bërë katrahur,
Këtu ka veç dimër e s’po vjen vera,
Pabarazia po ndihet gjithkund.