Nënës sime
Kaq shumë kisha për të të thënë
Po mbeta larg e larg mërguar,
Në këto ditë, e dashur Nënë,
Më mirë ti më ke kuptuar.
Për ty dhuratën kam menduar
Edhe punuar gjat’ e gjatë,
Porse më mbet këtu, në duar,
Ti mbylle sytë këtë natë.
Por ndjej se, duke e lexuar,
Më zbutet dhimbje e kësaj zije,
Mirësia jote e patreguar
Më lidh me ty me mijëra fije.
Në ëndërr ti më rri kaq larg
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, vallë s’di
Tek unë si të vish?
E njëjta ëndërr net për net,
Si më rreh zemra, ta dish!
O Nënë, Nënë, përse nuk do
Këtu, tek unë, të vish?