Vuajtjet e çobanit
Kush i’a di hallin Çobanit,
Kush ka vuajtur e beson,
S’ka dyshek, e as jorgan,
Shargu dhe gjembi e ç’pon.
Pa jastëk nën kok një gurë,
Bie shi dhe bëhet qullë,
Përmes erës dhe acarit,
Këmbët qull nga vesa e barit.
S’ka shtëpi po ka çadëre,
Dhe nga poshtë të shtruara me fier,
Kur fryn era me furi,
Ja flak çadrën, nën gunë ri.
Sjellim qumështin nga Evropa,
Qumështi jon derdhet te gropa,
Qumështi huaj gjithë hormon,
te Shqiptaret përfundon.
Qumështi jon erë trëndelinë,
Bashkë me mishin stoqe rrinë,
Dhe Çobani rri lëngon,
As njeri nuk e ndihmon.
Poezi nga: Veron Hoxhaj