Ta them troç
Do ta them, unë fjalën time,
edhe nëse, n’varrë me shpije,
êshtë e keqe, për shemtim.
Për shumë bijë”të kësaj shoqërije!
E n’me qaftë, ai lumi i bardhë?
Perse qeshin, shushurasin?
Jam ithtarë, i fjalës t’mbarë,
nuk mbajnë t’drejtën, të më ngasin?
Ta thuash “troç”, ka shumë mbarësi,
thenë per t’mirë, e jo për t’keqe,
Nese flet, me zemët t’dlirë
Jo, me kokën, “kryeneqe”!
Me atë kokë,nuk venë, gjëkundi
mbetësh n’lutje për uratën
E banë vedin me t’marrë lumi,
me t’kërku ditën e natën!
Fjalë e drejtë, jo, nuk mba lajka,
kur e thu me shpirt të dëlirë,
Mos “renko si kukuvajka”
nese do një ditë të mirë.
Kush e thot, troç, ka uratën,
se “ajo” jeton me breza,
Për dikë është “ca e hidhur”,
por n’brendi, ka “plotë melmesa”!
Poezi nga: Sahit Shala