Loti
Loti i nenës,”veshtirë te matet”
se masë për matje, fare nuk ka!
Mjerë per at bijë, a birë te lokës,
që e banë të shkretën, me lotë me qa!
Se loti i lokës, as për vet “trimin”
nuk do të duhej, për tokë me ra!
Kur pranë flamurit, e jap betimin,
veq krenari, “e tjetër s’ka”!
E loti i fëmijës i randë, sa plumbi,
përse me ba atë me qa?
Per “ty”mëshirë s’do ketë gjëkundi,
k’të shpirt të njomë me “fjalë me vra”!
“Loti i burrit”, s’ka vend mbi tokë,
se në vend të tij, ai këngën ka!
Për ditë t’kushtrimit, përballë flamurit,
Ndoj lotë “gëzimi,mundet me i ra”!
Loti i skamnorit, e çjerrë dhe tokën,
se e ka peshën, aq sa s’ka ma!
Pa bëhu burrë, e shtrija dorën,
Pse po ia le, lotin me i ra?
Eh, “loti i kombit” është ma i randi,
sa as natyra, nuk e falë dot!
Ke dhanë një besë, një fjalë prej burrit,
Mjerë kush provon, me thye sot”?
Në je shqiptarë, ai bir i besës
që e kem pas “dem baba dem”
i jap pak shpresë nipit e mbesës,
se në k’të dhe, s’te mbetet vend!
Poezi nga: Sahit Shala