Per ty, atdhe
Po kush m’banë me u n’di krenar?
Kush më ndritë porsi “fanar”,
Kush ma banë ditën të lehtë?
Kush më banë të “flijë” i qetë?
Tek ty i kam, trojet “gjyshnore”, ballëlarta, e “hyjnore”,
Tek ato “pllajat prrallore”,
“Zura hapin, e pashë rrezën,
mësova fjalën, edhe besën.
Atje kam unë fisë e farë”,
ku k’ndonë, shqip ai flladi bardhë!
Ku me andje i puqë “puhiza”,
Kodra, fusha, gërgja, mriza.
Hirësi e butë, si rreze,
që na dha nanën Terezë.
Shtatë miliard bota qe di,
Ia thonë emrin,”me lakmi”!
Atje kemi fisë e farë,
me “njemijë heronjë kombëtar”,
Qe veq “Zoti di e falë”,
Veq dragoj, e engjuj t’bardhë.
Skenderbe, Fishta e Noli,
Bace Ademi e Micë sokoli,
Shtigjev t’luftës, n’gji t’martinës.
“Osa Kuka i V’raninës”.
Njeqind vjet, me i pasë me rend,
nuk do t’mundem me i permend!
Po kush është ai burrë shkue burrit
qe i “ofrohet”Bajram Currit?
Sa kem shumë, trima, shkue trimi
“legjendar Isë Buletini”.
Ismail Be, Hasan Prishtina,
Mendje mprehtë, si vetëtima.
Por per fund, i’u kam “rigjanë”
Bijve t’shqipës kudo janë,
Me një “gja kurrë mos nxitoni”,
Vatrat tona mos i l’shoni.
Lumë ai “shpirtë qe rrinë pranë kokës,
varrit gjyshit e te lokës.
Ku ka vdekje, ma “hyjnore”?
“Se me u shtri n’tokën arbnore”?!
Poezi nga: Sahit Shala