Falje kërkoj
February 24, 2016
Poezi Islame, Poezi Shqip
Pamja në horizont më është turbulluar
qartë nga lotet nuk mund të shikoj,
të kaluaren skam mundesi për ta ndryshuar
i penduar sot, falje kërkoj.
Më fal o Fales që faljen e do
Robi yt sot falje të kërkon,
Me fal o Fales i Mëshirshmi Zot,
ate që dje bera, e urrej unë sot.
Kokën nga toka, nuk dua ta ngreh
lotët nga sytë, nuk mundem ti ndal
u mbeshteta tek Ai që faljen e do
me shpresën e madhe që do t’me fal.
Një pjesë të jetës sime, në kotësi e kalova
mëshira e Zotit mua më udhëzoj,
tani jeta ime krejt ka ndryshuar
veq sot zemra ime, lumturin e kuptoj.
Poezi e dërguar nga: Bardhyl Rraci