Gjuha Shqipe
Qesh fytyra e Bjeshkeve të Nalta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisen n’udhna t’largta
rrokullimthi në kurbet !
Shtriqet fusha e pergjumur
dhe një sy pakez e hap
shqip iu nis kanges dhe lumi
shqip nis t’flasin rruezat në gjak!
Shqip nis flet dhe shija e puthjes
ku dashnia nis e rrjedh
shqip nis flet dhe loti i humbjes
kur shpresa n’rrugë na ka ngel!
Por..iken shqipja në mergim
se varfnia duhet vra
nis femija tue psheretim
edhe shqip ai nis me kja!
Qesh fytyra me vogelushin
sa mire shqip ai din me kja
malet jashta frymen ndalin
deti syte hapi tu pa!
Ç’ashtë ky za, kjo gjuhe qe mbjell
diamante rreth e qark
e vransinen në det e hedh
vetem diellin sjell në prag ?!
Që shëron malle e trishtime
t’fohtin n’shpirt në vend ta heq
dhe me ty rri n’halle e n’gëzime
e kurre s’lodhet, kurre s’thotë dreq !
Gjuhes shqipe i qeshin sytë
në mergim bijte ledhaton
shqip prapë flasin dhe dashurite
dhe era e shpirtit veç shqip kendon!
Nga: Lek Gjoka
Marrë nga vëllimi poetik
“Diellin e kapa për veshesh”
Tiranë 2003