Kush ka të drejtë
Shumë thënie të gjyshit
Më janë ngulitur në kokë,
Nuk ikin nga mendja
Deri sa të jam n’këtë botë.
Kapur dorë për dore
Shëtisnim në natyrë,
Më tregonte ç’është e keqe,
Më tregonte ç’është e mirë.
Nuk e dija përse,
Mendja ime nuk kuptonte,
Përse herë herë shihte qiellin,
Nga njëherë në tokë shikonte.
Shpeshherë ka ndodhur,
I rridhnin lotët sikur shi,
Thoshte se kjo botë
Është mbushur hipokrizi.
Tek vonë mendja ime
Këtë fjalë e kuptoi
Çdo ditë e pyesja veten
Vallë s’i ta arsyetoj.
Nuk di, ishte tregim,
E vërtetë apo përrallë,
Njëherë më pati treguar
Për Nastradinin me gomar.
Udhëtonte Nastradini,
Hipur mbi gomar,
Ishte ulur mbrapshtë,
Jo siç duhet mbarë.
Me fytyrën nga bishti
Shpinën kthyer nga koka,
S’e vriste fare mendjen
Çfarë do të thotë bota.
Sapo në rrugë
Disa miq e takuan,
Je në vete Nastradin!?
Ashpër e qortuan.
U përgjigj Nastradini,
Si gjithnjë për dreq
Unë jam shumë mirë,
Gomari im është keq.
Nuk e bezdisën më gjatë,
U lëshuan rrugës tatëpjetë
Mendja e tyre u thoshte,
Ndoshta Hoxha ka të drejtë.
Nga: Riza Haziri