1912 – Poezi per 28 Nëntorin
Rrugëtova tej deteve dhe maleve
Kalova varfërinë dhe pasurinë
Mbushur frymë tru-dehur
Arrita në mbretërinë etërve tonë.
Sy-etur përqafova Vlorën
Shtëpinë dy-katshe kështjellë
Lundërova dhe kujtova të kaluarën
Sot takova burrat e mëvetësisë legjendat e gjallë.
Ardhur nga trojet mbledhur jemi
Emrat me nam shkrimtarë kolosë
Përgaditur deklaratën të gjithë e kemi
Do valëzoj flamuri qëndisur nga dora e Marigonës.
Akti madhor shëndritur ka
Zyrat botërore për vendimin patriotik
Vlora e heshtur me forcë magjik
Pavarësin kumtuar me vendimin stoik.
Ismaili Liugji tetëdhjetë e tre deputetë
Firmosën mbledhjen shpallën Pavarësinë
Si i ka hije qëndruan ballëlartë
Shqipërisë krenare të mbuluar me madhështinë.
Nga: Tyran Prizren Spahiu