Bota nënujore
Heshtja frikësuese kërcënon
Qetësia vetëm ajo sundon
Jam i krisur apo diç më mundon
Që jam futur në këtë aeon.
Ç’marrëzi jam duke bërë
Janë këto krijesa apo ëndërr
Ç’është kjo botë errësirë
Është e vërtet apo tmerr.
Apo, ndalur ose lëviz ngadal
Madhështi kjo e krijuar
Sërish dridhërimat ftohti më ndal
Rrënqethëse të derdhem poshtë në humnerë.
Ndoshta është luginë që gëlltit
Më tërhjek një forcë magjike
Tentoj të ngritem fuqia mposhtet
Frymëmarrja më shtërngon pafundësia kritike.