Sa do të doja
Në ëndrrat më të bukura
Dua të shoh o Mësuesi i Njerëzisë
E të bisedoj me ty
O Vula e Pejgamberisë.
Nëse do të kem mundësi
Me mall do të përqafoja,
E për ummetin tënd
Dal nga dalë do të tregoja.
E sa do të doja
Që ëndrra asnjëherë të mos mbaroj,
E çdo moment të jetës sime
Vetëm me ty të qëndroj.
E sa do të doja
At fytyrë-nur të shihja
Që zemra të më mbushej më iman
E në rrugën e All-llahut të vdisja.
Por kjo nuk është e mundur
Por këtë gjë në Ahiret e shpresoj
E i lutem All-llahut Fuqiplotë
Në Xhennet pranë Muhammedit a.s të jetoj.