Unik
Thjesht unik ti je në shpirt,
folezë e zemrës, më e bukur,
lëndinë me trëndafila celur,
pejsazh, që ç’lodhet shpirti i etur…
Me buzëqeshje shërove zemrën,
me shikimin, mbolle dashurinë,
U bëre lëndina më e bukur,
ku vallëzoj e fluturoj si flutur…
Je unik e do mbetesh ne përjetësi,
ndjenjat e pastra mos i merr për dobësi,
dhe se ndonjëherë të ngjaj si fëmijë
shpirti është tretur, në hire dashurie!!!