Vajzave te mia
-Per ju nese do mundesha,
henen do ta ulja ne toke,
ne vend te saj do vija diellin,
kurore me yje do tu vija mbi koke…
-Me besoni tani qe po shkruaj,
lotet me kane vershuar,j
eni engjejt e shpirtit tim,
jeten me keni zbukuruar…
-Ju me beni te qesh nga hidherimi,
dhe nga gezimi te qaj,
jeni dy pjeset e zemres time,
as vdekja nga ju nuk do mund te me ndaj…
-Se dhe ne varr qofsha,
syte nuk kam per ti mbyll,
qe neteve te me pershendetni,
per ju do te shenderrohem ne yll…
-Kohen dot se ndal,
por s’ka rendesi ku jam dhe ku do te jem,
ju jeni pjese e trupit tim,
gjithmone prane do t’ju kem…
-Kjo bote veshtire se do t’ndryshoje,
dhe jeta mister do te mbetet,
kur ju t’ju shoh te lumtura,
trupi le te me tretet..